Google ADS

Kurti pa marrëveshje shkon te Thaçi, prezanton emrat e ministrave të Vetëvendosjes

13:06 | 6 Janar 2020
V. S.

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se sot do të shkoj në takim më Presidentin e vendit Hashim Thaçi pa një marrëveshje paraprake më Lidhjen demokratikë të Kosovës.

Përmes një VIDEO mesazhi, Kurti madje ka prezantuar edhe emrat e 5 ministrave nga radhët e Vetëvendosjes, raporton arbresh.info

“Sot u bënë 3 muaj kur qytetaret bënë Lëvizjen Vetëvendosje partin e parë fitues.  Sot më 6 janari në konsultim  më Presidentin Hashim Thaçi serish jomë i detyruar të shkoj pa marrëveshje më LDK-në.  Përkundër përpjekjeve të mia nuk mu bë e mundur të kem një takim më kryetarin  e LDK-së, Isa Mustafa. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës theksoj se s’kemi kohë për të humbure.  Koha që po ikën nuk është kohë privatë e individualeve por është kohe e shtetit. I bëjë thirrje udhëheqësve të LDK-së që ti mi dërgoj emrat e 5 ministrave dhe të zëvendëskryeministrit  së parë nga radhët e saj. Unë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes  kamë përzgjedhur: Zëvendëskryeministër i dytë, Haki Abazi, Ministër të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Blerim Reka, Ministër i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, Ministre të Ekonomisë Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, Ministër të Shëndetësisë e Sportit, Arbren Vitia”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/albini2017/videos/471994037060189/?epa=SEARCH_BOX

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme