Kurti: Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë

23:05 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka përshëndetur punën që po bëhet në luftimin e koronavirusit, duke e quajtur përgjegjësi të pazakontë.

Njëkohësisht Kurti edhe ka hedhur fjalë në drejtim të presidentit Hashim Thaçi i cili kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme me dekret, transmeton portali arbresh.info

“Pa gjendje të jashtëzakonshme por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin Corona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se sonte me 220 mostra të testuara vetëm një rezultoi pozitiv, kurse 87 persona u shëruan duke e çuar totalin e përgjithshëm në 490./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme