Kurti organizoi pritje për bashkatdhetarët, veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisje ndaj mërgatës

08:53 | 2 Gusht 2024
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në mbrëmje organizoi pritje për bashkatdhetarët në Ballkonin e Hapur të Qeverisë.

Zyra e Kryeministrit njofton se duke u uruar të gjithëve mirëseardhje, fjalën pritëse Kurti e filloi me urimin për 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

“Gëzohem që ju shoh, e gëzuar edhe 25-vjetori i çlirimit të vendit tonë. Ky vit është jubilar e i veçantë, sepse u bë një çerek shekulli në liri. Edhe këtu, shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe nderimet tona të larta për të gjithë ata e ato që u sakrifikuan për liri. Përulësisht nga ana jonë, lavdia u takon atyre, përjetësisht”, u shpreh kryeministri, thuhet në njoftimin për media nga ZKM-ja, shkruan Arbresh.info

Ttutje thuhet se Kurti  veçoi disa nga nismat kryesore gjatë kësaj qeverisje për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj mërgatës me tarifat e reja për shërbime konsullore, përfshirjen e tyre në jetën institucionale në vend, përmes Programit për Diplomaci Qytetare mundësitë për investime përmes Dritares për Investime të Diasporës, regjistrimin e mërgatës që po bëhet për herë të parë online përmes patformës Ediaspora dhe programet dhe platformat mirëseardhëse si ajo “Shijo Kosovën” e cila përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë verës me qëllim forcimin e lidhjes së mërgatës me vendin.

“Kryeministri theksoi se vullnetin, patriotizmin, gatishmërinë, mërgata jonë e ka pasur përherë. Çka i ka munguar mërgatës, shtoi ai, është “shteti në krahë të saj edhe infrastruktura institucionale që vullnetin e pashtershëm, patriotizmin shembull dhe gatishmërinë e përhershme, ta kthej në zhvillim të vendit për më shumë të drejta, për më shumë mirëqenie. E Qeveria jonë këtë e di shumë mirë dhe për këtë angazhohemi çdo ditë”, vijon komunikata.

Kjo pritje u organizua në kuadër të platformës ‘Shijo Kosovën’, në shënim të Ditës së Diasporës./Arbresh.info/

Të ngjashme