Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nuk do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve opozitarë të cilët nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Kurti gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka thënë se nuk ka pasur kryeministër në Kosovë që nuk i është përgjigjur më me seriozitet pyetjeve parlamentare.
Por, siç u shpreh ai ” nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament”.
“Për shkak se nuk po i votoni marrëveshjet, të gjithë deputetët që po i bëjnë pyetjet nuk do ta kenë përgjigjen time, edhe pse tashmë e kam të përgatitur. Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen e përfaqësimit të interesit publikë e shtetërorë. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më me seriozitet në pyetjet parlamentare. Me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament”, ka thënë Kurti. /Telegrafi/
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...