Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ka kritikuar opozitën për mosratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.
Shefi i ekzekutivit tha se këto marrëveshje të cilat opozita nuk po i voton kanë të bëjnë me 360 milionë euro grante e kredi të buta, shkruan Arbresh.info.
Siç tha ai, me këtë po ia bën atyre punën më të vështirë, por theksoi se Qeveria mund ta vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa votimin e marrëveshje ndërkombëtare, por sipas tij këtu humbin vetëm qytetarët.
“Ka disa muaj që në këtë legjislaturë Kuvendi, Qeveria ka sjell një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare, por për shkak të mos votimit nga opozita ato nuk po kalojnë. Të gjitha këto po presin me votat e 2/3 të deputeteve. Këto marrëveshje nuk janë të dëmshme, kemi te bejme me mbi 360 milione euro. Marreveshjet janë në dobi të qytetarëve e për këtë pajtohen edhe opozita, por ata s’po i votojnë”, tha Kurti.
“E vertetë që na e bëni punën më të vështirë, por Qeveria mund të vazhdoj mandatin deri në fund edhe pa marrëveshje ndërkombëtare por me këtë mos votim humbin qytetarët se projektet nuk bëhen sepse humbin grantet dhe kreditë e buta, e pastaj duhet të shpenzojmë paratë e taksapaguesve”, u shpreh ai.
“Detyra e opozitës është të tregoj se si mund të bëhet më mirë. Nuk mund të thuash po e bëjë opozitën e po brengosem për qytetaret kur bllokohet ligji për çmimet tavan, nuk mund të thuash po brengosem për punëtoret kur bllokon ligjin për pagën minimale, s’mund të thuash po brengosem për ekonominë e vendit kur bllokon marrëveshjet ndërkombëtare për projekte zhvillimore. Nuk bëhet kjo punë kështu, besomni. Këtë po ua them si dikush që ka bërë opozite parlamentare për një dekadë”.
“Votojeni, le të mos jete kjo temë qe pozita e opozita i thyejnë shpatat. Marrëveshjet ndërkombëtare votoni për qytetarin”, tha Kurti./Arbresh.info
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’