Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke përshkruar aktivitetin patriotik të Ilaz Kodrës, ka theksuar se heroizmi i tij është stampuar në historinë e re të Kosovës.
“Po e kujtojmë sot një ditë para ditëlindjes së tij kur ai do të bëhej 58 vjeç, i përjetshëm do të jetë kujtimi e heroizmi i Ilaz Kodrës, i përjetshëm do të jetë sakrifica e luftës së UÇK-së për lirinë e vendit”, ka thënë Kurti.
Shefi i ekzekutivit u shpreh se Oda e familjes Kodra u bë bazë e rritjes së UÇK-së.
Më tej, ai ka cituar një pjesë të intervistës së Ilaz Kodrës të dhënë për një medium gjerman.
“Ne luftojmë që ekupatori serb ta përzëmë nga trojet tona, populli shqiptar duhet të vendosë vetë për fatin e tij. Nëse të gjitha metodat e tjera diplomatike do të dështojnë, ne do të veprojmë me metoda tjera për çlirimin e Kosovës. Ne do të lufojmë sepse jemi në vendin tonë dhe këtu do të vdesim. Jeta është më e çmuara dhe nuk ka më të çmaur se jeta, pro, vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta dhe ne jemi në gjendje ta dhëmë edhe jetën për liri”, citoi Kurti.
Kryeministri Kurti tha se këtyre fjalëve të Ilaz Kodrës i dhanë të drejtë muajt në vazhdim./Arbresh.info/
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...