Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duke se do të jetë “patatja e nxehtë” në duart e kryeministrit Albin Kurti, pasi është shtuar presioni ndërkombëtar për formimin e tij. Por, formimi i tij duhet të jetë në harmoni me Kushtetutën e vendit, dhe një përfundim të tillë e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duke qenë në situatën që kërkon një zgjidhje jo të lehtë, por të shpejtë, kryeministri Albin Kurti nuk pritet të dorëzohet përballë këtij presioni, sipas njohësve të rrethanave politike në vend.
Analistja, Ardiana Thaçi, vlerëson se Kurti nuk jep dorëheqje, për shkak se është një politikan i cili e konsideron vetën të fortë dhe të fuqishëm.
“Duke e njohur Kurtin edhe si një populist, ai asociacionin do ta bëjë, por do ta kamufloj në atë formë që asociacioni mos të duket aq keq sa ka thënë ai, kur ka qenë në opozitë”, thotë Thaçi, duke shprehur qëndrimin dhe bindjen se “asociacioni do bëhet, dhe duhet të bëhet”.
Për analistin, Fatmir Sheholli, Kurti aktualisht është në një pozitë mjaftë të vështirë në lidhje me ASK-në.
“Kurti ka qenë një prej njerëzve më të fuqishëm kundër ‘Zajednicës’, atëherë si e ka quajt dhe ky fakt e bënë Kurtin përball tash kërkesës amerikane edhe Unionit Evropian jashtëzakonisht në pozitë të vështirë”, thekson Sheholli për arbresh.info.
Kryeministri Kurti ka shprehur qëndrimin se përkrahë formimin e një Asociacioni që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike, por jo ato në bazë të etnisë.
“Nuk e di a do të jap dorëheqje, apo do ta formojë asociacionin, por shihet që në krahasim me Kurtin e opozitës ka ndryshime të mëdha, të cilat kanë ndodh në momentin që Kurti e ka marr pushtetin”, thotë analisti Sheholli.
Kryeministri, Albin Kurti, sa i përket marrëveshjes për Asociacionin për komunat me shumicë serbe, ka thënë se organizimet që bashkojnë komunat me veçanti gjeografike apo ekonomike janë të nevojshme, por jo ato në bazë të etnisë.
“Kosova e ka Asociacionin e Komunave të Kosovës. Unë besoj se gjithçka mund të realizohet aty. Asociacioni i Komunave të Kosovës është shprehje e unitetit të vendit tonë dhe njëkohësisht është shprehje e brengës sonë për çdo nevojë që mund ta kenë komunat”, deklaroi Kurti në një intervistë për REL.
Sipas tij, serbët e Kosovës nuk e kanë kërkuar asociacionin njëetnik, “ai ka qenë kërkesë e Beogradit dhe fatkeqësisht koncesion i pararendësve të mi”.
I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë që tashmë Asociacioni duhet të diskutohet dhe, sipas tij, ka disa modele evropiane që mund të ndiqen për Asociacionin.
“Modelet, të cilat janë zhvillimore, janë padyshim të nevojshme. Nëse kemi, ta zëmë, komunat e Maleve të Sharrit, ose të Bjeshkëve të Rugovës, ose komunat e Lumit Lepenc, komuna të cilat kanë të bëjnë me veçantinë gjeografike, ekonomike e zhvillimore të komunave, unë jam i interesuar. Por, asociacione sipas kriterit etnik, nuk e kalojnë testin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të parimit universalist demokratik. Nuk e kalojnë”, deklaroi Kurti në lidhje me deklaratat e Escobar./Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...