Sipas Kushtetutës Presidenti i Republikës së Kosovës cakton mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të partisë politike ose të koalicionit, që përbën shumicën e Kuvendit.
Burime të arbresh.info brenda Zyrës së Presidentit bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë një propozim.
“Nuk mund ta mandatojë, ende pa u propozuar”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Në medie, sot u spekulua se në orën 11:00, presidenti Hashim Thaçi do të mandatojë Albin Kurtin për formimin e Qeverisë.
Një ditë më parë është konstituuar legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës, dhe kryetar është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.
Zgjedhja e tij erdhi, pa një marrëveshje politike ndërmjet palëve që po negociojnë koalicionin qeverisës, konkretisht Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/
Deliu: Vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr ...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...
Nagavci nënshkruan kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dh...
“Ishte vërtet e vështirë siç prisja të ishte”, deklarata e J...
Hamza nesër tubim në Zvicër: Pa diasporën, Kosova nuk do të ...