I nomunuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk është duke e kundërshtuar më VV-në për të hipur në pushtet.
Kurti tha pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës se në vitin 2014 ka pasur kritere shtesë për Vetëvendosjen ndërkaq tashmë ato kritere nuk ekzistojnë, shkruan arbresh.info.
“Në vitin 2014 ka pasur edhe kritere shtesë për qeverisjen e Vetëvendosjes përveç votave, tashmë nuk ekzistojnë kriteret e tilla. Ne trajtohemi në mënyrë të barabartë dhe kushdo që krijon shumicën do të krijoj Qeverinë e cila pranohet dhe mbështetet nga faktorët ndërkombëtar”, është shprehur Kurti.
Sipas tij, në takimet që ka pasur këto ditë më ambasadorë ndërkombëtar në Kosovë është diskutuar për qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosje kur të hyjë në Qeveri.
“Në njërën anë diskutohen sfidat e seancës konstituive ndërkaq në anën tjetër diskutohen qëndrimet dhe idetë e Vetëvendosjes atëherë kur ne të jemi në qeveri, në lidhje me zhvillimin ekonomik të orientuar në punësim. Theksojmë rëndësinë e partneritetit edhe bilateral edhe multilateral me shtete e Perëndimit e në veçanti me SHBA-të”, ka thënë Kurti./Arbresh.info.
KEK: Rekrutimi, pjesë e përpjekjeve për ulje të papunësisë
Neymar nuk e mohon dëshirën për të luajtur sërish me Messin ...
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kolni interesohet për shërbimet e yllit të ri dardan
Përfshihet nga zjarri një lokal në Suharekë, lëndohet një pe...
Tre serbë dënohen me burgim të përjetshëm në Bruksel për vra...