Google ADS

Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbin pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve

12:41 | 10 Dhjetor 2021
V. S.

Nuk ka marrëveshje më Serbin pa u zgjidhur çështje e të zhdukurve me dhunë.

Të paktën ky është zotimi i kryeministrit, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

“Përmes platformë së Qeverisë e kemi bërë të qartë se çështjen e të zhdukurve e kemi prioritet. Ndonjëherë lodhemi prej fjalëve e kemi nevojë për vepra. Familjaret kanë kërkuar që të ushtrojmë ndikimin tonë tek ndërkombëtarët që çështje e të zhdukurve të jetë prioritet dhe në çdo takim e kam ngritur këtë çështje. Marrëveshje më Serbin s’ka pa u zgjidhur çështja e të zhdukurve me dhunë”, tha Kurti.

Këto koment, Kurti i bërë gjatë një mbledhje të Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme