Kurti: Nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme të fundit të jetës së Marigonës

10:52 | 25 Gusht 2021
arbresh.info

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se raste si i Marigona Osmanit nuk duhet lejuar të përsëriten.

18 vjeçarja dyshohet se u vra nga i dashuri i saj, të dielën.

“Ne u ndiem të pafuqishëm dhe nuk guxoj t’i mendoj orët e tmerrshme të fundit të jetës së një vajze të brishtë e të re. Ajo nuk ka parë asgjë të bukur, kjo është gjendja jonë e jashtëzakonshme nga organet e drejtësisë e instaluar, ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me emra të tjerë të viktimave, gra e vajzash. Drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi, baza e shoqërisë është respekti dhe sot ngushëllojmë familjen e Marigonës”, deklaroi Kurti në fillim të mbledhjes së qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme