Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvensosje, Eman Rrahmani ka reaguar lidhur me mospritjen për kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, nga kryeministri i vendit Albin Kurti.
Me anë të një postimi në Facebook ai tha se Rama ka bërë shumë gabim me anulimin e mbledhjes së dy qeverive, mirëpo ka kontribuar në përmirësimin e gjendjes në Kosovë.
Ai tutje tha se Kurti nuk duhej të gabonte si Rama, dhe shton se gabimi nuk mund të përmirsohet me gabim.
“Unë e kam thënë edhe më herët që kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka bërë shumë gabim në anulimin e mbledhjes së dy qeverive, besoj që i kish kontribu në ecjen e situatës përpara dhe përmirësimin e gjendjes sikur të mbahej ai takim, mirëpo natyrisht mendoj që është edhe shumë e gabueshme mospritja e kryeministrit Rama nga kryeministri Kurti, për shkak që besoj se këto gjëra duhet të tejkalohen dhe gabimi nuk mund të përmirësohet me gabim, nëse ka gabuar kryeministri Edi Rama në Shqipëri, atëherë nuk duhet të gabojë kryeministri Kurti në Kosovë”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot Rama po qëndron për vizitë në Kosovë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kyrekuvendarin, Glauk Konjufca, kurse me Kurtin deri më tani jo./Arbresh.info/
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...