Përhapja e virusit Covid-19 në javën e fundit në Kosovë, ku nga e premtja janë konfirmuar gjithsej 20 persona të infektuar me koronavirus, ka bërë që të kërkohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Por, çfarë është gjendja e jashtëzakonshme dhe kur mund të shpallet ajo nga Presidenti i vendit.
Gjendja e jashtëzakonshme buron nga një deklarim i qeverisë, që bëhet në përgjigje të një situate të jashtëzakonshme, që paraqet rrezik thelbësor për vendin.
Deklarimi mund të pezullojë disa funksione normale të qeverisë, mund t’i paralajmërojë qytetarët që të ndryshojnë sjelljen e tyre normale ose mund t’i autorizojë agjencitë qeveritare që të zbatojnë plane të përgatitjeve emergjente, si dhe të kufizojnë ose pezullojnë liritë civile dhe të drejtat e njeriut.
E me këtë nuk po pajtohen edhe analistët politike, ku sipas tyre ata thonë se është një luftim gjelash në mes Kryeministrit dhe Presidentit.
Analisti, Faton Osmani, ka thënë se tek ne ende mbizotëron uni se kush do të jetë i pari, dhe se Kurti nuk po e pranon gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rëndimit të buxhetit të shtetit.
“Fatkeqesisht tek ne ende mbizoteron uni për të qenë i pari, edhe në momente jetike. Duke qenë se Hashim Thaci veprimet e tija të me hershme i ka bërë me prapavija dhe në dëm të kundërshtarëve të tij politik, si i tillë e ka humbur besimin dhe qeveria ka të drejtë të dyshjoë në sinqeritetin e tij. Andaj edhe po refuzohet propozimi i Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme, edhe për faktin se kjo do e rëndoj buxhetin e shtetit”, ka thënë ai.
Ai ka thënë po ashtu, se kjo “luftë” nuk i bënë mirë vendit tonë.
“Lufta e ‘gjelave’ të mëdhenj Thaçi-Kurti nuk i bënë mirë vendit tonë, sidomos në momente të tilla ku politika duhet të jetë e dyta, pasi jeta është e para dhe kryesore”, ka thënë analisti politik Faton Osmani.
Analisti politik, Rexhep Shahu, për arbresh.info, ka thënë se institucioni i presidentit nuk duhet të nëpërkëmbet me thashetheme, e se Kryeministri nuk duhet ta poshtëroj Presidentin sepse ai është institucioni më i lartë i shtetit.
Analisti Shahu, e krahason përplasjen e Kryeministrit dhe Presidentit një virus shqiptarësh, sepse kjo po ndodhë edhe në Tiranë.
“Por nëse me gjendjen e jashtëzakonshme fitojnë qytetarët, atëherë duhet të shpallet, pra mbi çdo gjë prevalon interesi qytetar”, ka thënë ai.
Shahu shtoi po ashtu, se kjo historia me koronavirus do të mbaroj, por barra i bie Parlamentit të Kosovës.
“Historia me Coronavirus do të mbarojë, por problemet do të agravojnë më shumë sepse njerëzit që nuk punojnë sot, por hanë, duhet të paguajnë dhe pagesat nuk kanë ku i marrin nëse nuk punojnë, nëse nuk marrin paga, e të ardhura”, ka shtuar në fund ai.
Kreu i shtetit Hashim Thaçi, i ka dorëzuar Kuvendit që të miratojë dekretin për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të virusit COVID-19. Mirëpo, kjo kërkesë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës./E.Ballazhi/arbresh.info/
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...