Kurti njofton se të premten me 12 qershor do të mbahet tubim në sheshin “Skënderbeu”

21:30 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se të premten me 12 qershor partia e tij do të mbajë një tubim në sheshin “Skëndërbeu”.

Ish-kryeministri i Kosovës ka thënë se caktimi i datës së tubimit erdhi pas një takimi me Qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Tubim në Sheshin “Skënderbeu”, të premten me 12 qershor

Në mbledhjen e sotme me Qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! diskutuam për shumë çështje politike dhe organizative. Nga data 10 qershor 2020 e deri më 17 qershor 2020 mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim yni ky tradicional i përvitshëm me aktivitete të shumta. Në veçanti Qendrat tona shprehën gatishmërinë dhe interesimin që 21 vjetori i çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetori i VETËVENDOSJE!-s, të premten e ardhshme të 12 qershorit 2020, të shënohet me një tubim publik, duke e mbajtur distancën, në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e nënshkrimeve të peticionit “Duam Zgjedhje!” anembanë Kosovës…/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme