Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot është funksionalizuar zyra e Postës së Kosovës në Zveçan.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se janë hapur nëntë zyra gjithandej vendit, katër prej të cilave në katër komunat veriore, shkruan Arbresh.info.
Ndërkaq shton se vetëm në 48 orët e fundit janë rreth 800 transaksione të regjistruara nëpërmjet Postës në Leposoviq, Zubin Potok, Mitrovicë të veriut dhe Zveçan.
“Posta e Kosovës çdo ditë e më shumë po rritet. Rrjeti i saj po zgjerohet. Kurse shërbimet po shtohen e po përmirësohen. Janë hapur nëntë zyra të reja gjithandej vendit, katër prej të cilave në katër komunat në veri të vendit, përfshirë atë në Zveçan që është funksionalizuar nga sot. Vetëm në 48 orët e fundit janë rreth 800 transaksione të regjistruara nëpërmjet Postës në Leposoviq, Zubin Potok, Mitrovicë të veriut dhe Zveçan.”, ka shkruar Kurti.
Po ashtu, shefi I ekzekutivit njofton se Posta po realizon shërbimin e aplikimit për Vula Apostile dhe Legalizuese për të gjitha dokumentet që vulosen në Departamentin për Çështje Konsullore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
“Në platformën e-Kosova po integrojmë të gjitha shërbimet postare, duke filluar me deklarimin e adresës postare, ndërkaq me “One Stop Shop”, po u mundësohet qytetarëve të kryejnë shërbimet e tyre në qendrat e Postës për disa institucione pa pasur nevojë të shkojnë drejtpërdrejt te to.”, shtoi Kurti.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë thotë se investimet kapitale për periudhën janar-shtator të këtij viti janë mbi 70% më të larta sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2022.
“Me vlerësimin me Opinion të Pamodifikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, Posta po kthehet në shembull të menaxhimit financiar të ndërmarrjeve publike.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi