Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se është hapur tenderi për ndërtimin e objekteve për banimin e përballueshëm në Pejë, Gjilan, Podujevë dhe Istog.
Kurti theksoi se vlera e këtij projekti është mbi 38 milionë euro, shkruan Arbresh.info.
Në postimin në Facebook, kryeministri ka thënë se për këtë projekt kanë punuar nga fillimi i mandatit. Ai ka shtuar se së shpejti do të hapet edhe tenderi për komunat e tjera.
“Sot, 29 nëntor 2024 po e hapim tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm. Po e nisim me komunën e Pejës, Gjilanit, Podujevës dhe Istogut, ndërkaq shumë shpejt do të procedojmë edhe me nëntë komuna tjera që janë në procedurë. Do të sigurojmë banim për të gjithë. Banim të dinjitetshëm, jo vetëm strehim”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info/
Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë
Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeropor...
Sulmoi tre zyrtarë policorë, arrestohet i dyshuari në Fushë ...
Stuhia e borës mbërthen SHBA-në