Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë gjatë vizitës në Korporatën Energjetike të Kosovës, është njoftuar me problemet në këtë kompani.
Ai ka thënë se do t’i shqyrtojnë këto probleme dhe se bashkërisht do të marrim masa.
“Ne u njoftuam se këtu ka problem më pajisje pasi janë të vjetruar, ka probleme edhe më numrin e të moshuarve të punëtoreve dhe më staf në përgjithësi. Në këto probleme do ti shqyrtojmë dhe do të marrim masa bashkërisht”, tha Kurti.
Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, me këtë rast tha se do të ndihmojnë KEK-un për tranzicionin që po kalon.
Madje ajo ka paralajmëruar se muajt në vijim do të hapet konkursi për Bord të rregullt, madje ka ftuar profesionistët të aplikojnë për kryeshef e KEK-ut.
“Ne si Qeveri do të jemi për të përkrahur KEK për tranzicion më shumë se kurrë më herët KEK i duhet udhëheqje me integritet në këto reforma. Prandaj gjatë muajve në vijim do të hapet konkursi për bordin e rregullt dhe do të sigurojmë transparencë. Ftoj profesionistët që të aplikojnë për kryeshef të KEK-ut”.
Kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ata fillimisht janë ndalur në Termocentralin Kosova A për të vazhduar me pas Divizionin e Prodhimit të Qymyrit dhe Termocentralin Kosova B./V.S. arbresh.info/
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen