Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Bashkimit Evropian-s në Kosovë.
Sipas tij, presidenti i ri i vendit duhet të zgjedhet pasi që të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor.
“Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet”.
Njoftimi i plotë nga Lëvizja Vetëvendosje:
Sot, kryetari Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes, z. Liburn Aliu, dhe deputetja, znj. Fitore Pacolli, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, zëvendësin e tij, z. Riccardo Serri, dhe këshilltaren politike, znj. Blerta Bejtullahu.
Gjatë takimit u diskutua situata aktuale politike në Kosovë, dhe çështja e zgjedhjes së presidentit. Kryetari Kurti theksoi se është tejët e rëndësishme që presidenti i ri të zgjedhet pasi që të kenë folur qytetarët në një proces të ri demokratik zgjedhor. Kjo për arsye se qeveria e tanishme nuk ka legjitimitet dhe Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional. Kur nuk kemi keqqeverisje është mosqeverisje. Kjo qeveri nuk është në gjendje ta drejtojë vendin drejt zhvillimit ekonomik dhe integrimit në BE. Uniteti i korpusit politik vjen pas zgjedhjes së një qeverie me legjitimitet qytetar. Njëherë legjitimitet, pastaj unitet.
Ambassador Szunyog nënvizoi rëndësinë e funksionimit demokratik të institucioneve, një Kuvendi të aftë për të miratuar ligje, nevojën e vazhdimit të dialogut me Serbinë, dhe nevojën për avancimin dhe zbatimin e agjendës së MSA-së.
Kryetari Kurti bëri të ditur se agjenda evropiane e shtetit tonë është e rëndësishme për zhvillim dhe avancim të shtetit të Kosovës. Tani kur Kosova po përballet me pandeminë COVID-19 dhe ndikimi që ajo po ka në ekonomi, më së shumti kemi nevojë për politika zhvillimore dhe mbështetëse për qytetarët dhe bizneset në vend. Ndërsa, për dialogun Kosovë-Serbi është i domosdoshëm një fillim i ri që procesi të ketë kredibilitet. E për këtë, duhet të ndodh demokratizimi dhe evropianizimi i dialogut, zëvendësimi i qasjes transaksionale me atë transformuese dhe transatlantike.
Të dyja palët u pajtuan se është e nevojshme dhe e dobishme që të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...