Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka konfirmuar se në takimin e radhës ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq, që mbahet më 2 maj në Bruksel, do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ndërsa, Kurti, ka deklaruar se nuk do të lejojë krijimin e ndonjë forme të Republikës Sërpska në veri të Kosovës.
Këtë deklaratë kryeministri Kurti e ka bërë në një intervistë për mediumin korat “Hina”, në prag të një raundi të ri të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë./dukagjini/
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...