Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ishte në vizitë për ngushëllime te familja e Agim Vatovcit, ish-kryetarit të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Kosovë dhe avokuesit më të madh të të drejtave të njeriut, Agim Vatovci, i cili u nda nga jeta të dielën e datës 2 qershor, në moshën 68 vjeçare.
Gjatë vizitës për ngushëllime, Kurti, teksa e kujtoi figurën e Vatovcit, theksoi se ai ishte njëri ndër shembujt më të mirë të aktivizmit qytetar dhe avokues i madh i të të drejtave të njeriut si dhe shprehu mirënjohje për gjithë punën dhe përkushtimin e Agim Vatovcit ndaj shoqërisë dhe shtetit të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Me ndarjen fizike prej nesh, populli ynë dhe shoqëria jonë ka mbetur pa një aktivist të jashtëzakonshëm të të drejtave sociale dhe të përparimit qytetar. Agim Vatovci ishte gjallëria e njeriut të pandalshëm. E kujtojmë me nderim dhe pikëllim.”, shkroi kryeministri Kurti në librin e zisë në përfundim të vizitës për ngushëllime./Arbresh.info/
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...