Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se një takim potencial me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut, ka gjasë të mbahet në fund të gushtit.
Këtë Kurti e tha për Zërin e Amerikës, kur u pyet mbi qasjen e tij në raport me Beogradin zyrtar.
”Në vend që të ndodh takimi me 19 korrik, tash shpresohet se mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, tha Kurti.
Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Kurti ka thënë se dialogu duhet të ketë qëllimin e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar te njohja reciproke. Për këtë ka thënë se kanë dakordim të plotë edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Asnjëherë s’kemi mohuar rëndësinë e bisedimeve, por kemi thënë se duhet të jenë parimore. Kosova të jetë palë e bisedimeve, e jo tëmë si në të kaluarën. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ashtu sikur edhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kosova është shtet i pavarur, demokratik e me integritet të qartë territorial. Por, në të njëjtën kohë, ne poashtu e pranojmë se marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Ne duam marrëdhënie të mira fqinjësore. Rrjedhimisht duam normalizim të këtyre marrëdhënieve”, tha Kurti.
Ka shtuar se Blinkeni është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës.
“Normalizimi i marrëdhënieve bëhet me dialog, i cili duhet ta ketë qëllimin e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme të përqendruar te njohja reciproke dhe këtu kemi dakordim të plotë me Sekretarin Blinken, i cili është aleat, partner dhe mik i madh i Kosovës “, tha Kurti nga Washingtoni për Zërin e Amerikës.
Raporti i Progresit: Policia e Kosovës tregoi nivel të lartë...
Hamza përmbyll ciklin e punëtorive për program, merr sugjeri...
Aivo Orav: Vendet anëtare të BE-së duhet të vendosin konsen...
Shefi i BE-së në Kosovë: Borell ka rekomanduar heqjen e masa...
Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia kërcënon...
Raporti i BE-së për Kosovën, Bislimi: Tregon se Qeveria ka v...