Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në hapësirat e Ballkonit të Hapur ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, së bashku me përfaqësues të Ambasadës Britanike në kuadër të projektit “Rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, meritokratik dhe profesional në Kosovë”.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri Kurti theksoi suksesin e projektit të rekrutimit në Kosovë, teksa shtoi se kanë një rrugë të gjatë përpara për të ndërtuar një sistem rekrutimi bazuar në meritokraci në sektorin publik.
Ai shtoi se rekrutimi i pavarur, i përgjegjshëm, i bazuar në meritë dhe profesional është thelbësor për të ardhmen e Kosovës.
Kurti, nënvizoi dhe rëndësinë e eliminimit të hendekut gjinor, e ku 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke e vlerësuar këtë si një prioritet të lartë për qeverinë.
“Një nga arritjet më të mëdha që nga viti 2021 është se 40% e profesionistëve të emëruar janë gra, duke ndihmuar në eliminimin e hendekut gjinor dhe thyerjen e tavanit e xhamit për gratë—një prioritet i lartë ky për qeverinë tonë. Projekti ka gjeneruar gjithashtu metoda të shumta për të kultivuar një kulturë respekti për aftësinë dhe ekselencën brenda institucioneve tona. Një shembull kryesor është “Harta e Procesit,” një manual gjithëpërfshirës që përshkruan praktikat më të mira të rekrutimit në përputhje me ligjet dhe rregulloret tona”, tha kryeministri Kurti.
Në fund, ai i falënderoi përfaqësuesit e projektit dhe ambasadën britanike për kontributin e përkrahjen e tyre si dhe bëri thirrje për më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe meritokraci në procese të ngjashme, për një të ardhme më të ndritur për Kosovën./Arbresh.info/
Moti nesër: Diell dhe vranësira, temperaturat lëvizin nga -5...
Çaji që duhet të konsumoni për uljen e tensionit të lartë
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
SHBA ekspozojnë planin iranian për vrasjen e Donald Trump-it
Presidenti palestinez bisedë telefonike me Trump
Simptomat e demencës përkeqësohen ndjeshëm në këtë pjesë të ...