Kryeministri i vendit, Albin Kurti në nder të festës së Kurban Bajramit ka vizituar kryemyftiun e vendit, Naim Tërnava në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ai i shoqëruar nga ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i shëndetësisë Arben Vitia, ministri i mbrojtjes dhe sigurisë Ejup Maqedonci,ministri i kulturës, rinisë dhe sportit Hajrullah Ceku, uroi të gjithë besimtarët musliman Kurban Bajramin dhe duke theksuar se kjo festë kujton rëndësinë e gadishmërisë për sakrificë, raporton eo.
Në mesazhin e tij, Kurti ka thënë se shoqëria në komb duhet të jetë bashkë njeri tjetrin.
“E falënderoj nga zemra myftiun e bashkësisë islame të Kosoves, Naim Tërnaven për këtë mikëpritje të ngrohtë, ua uroj edhe njëherë Kurban Bajramin edhe kolegëve të tij e të gjithë besimtarëve, qytetarëve të vendit tonë shqiptarëve kudo që janë. Kjo festë na e rikujton edhe rëndësinë e sakrificës mbi të gjitha rëndesinë e gadishmerisë. Kurban Bajrami është festë të cilën të mirat materiale i ndajmë me të afërt, miqët, fqinjët e gjithashtu edhe me ata që janë të varfer e nevojtarë, e paralelisht me këtë ndajmë edhe kohë e dashuri”, tha Kurti.
Ai gjithashtu e falendëroi edhe Bashkësinë Islame të Kosovës, në krye me myftiun Tërnava për rolin e tij tradicional dhe historik që ka luajtur për të mirën e qytetarëve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...