Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është duke qëndruar në vizitë njëditore në Itali.
Kurti, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të tij njëditor në Romë, është takuar me kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe Gianluca Rizzo.
Sipas tij, në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme.
Kurti, bëri të ditur se ka ftuar përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm që në legjislaturën e shtatë ta avancojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali.
Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe Gianluca Rizzo.
Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme.
Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj.
Në fund, i ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali./arbresh.info
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...