Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mëngjesin e sotëm vizitoi komunën e Klinës. Këtë vizitë i pari i qeverisë e bëri për shkak të dëmeve të mëdha të shkaktuara nga erërat e forta.
Kurti në këtë komunë për ta parë gjendjen nga afër vizitoi banorët e fshatit Stup, ku ishte i shoqëruar nga ministrat Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa si dhe kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Pasi u njoftua për dëmet që shkaktoi era në këtë regjion, kryeministri shprehu gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar komunën dhe qytetarët.
Sipas tij në gjithë këtë fatkeqësi, fat i mirë është që nuk ka jetë të humbura.
“Kemi ardhur për të parë për së afërmi dëmtimet që janë shkaktuar dhe nevojat e qytetarëve. Kryetari i Klinës më njoftoi se kanë krijuar një komision për evidentimin e dëmtimeve dhe posa të dalim me një regjistër të këtyre dëmeve si qeveri e Republikës së Kosovës do shqyrtojmë se çka mund të ndihmojmë duke pasur parasysh nevojat më urgjente. Dëmtimet duket se janë nëpër pullaze të shtëpive dhe në serat e fermerëve jemi. Me shumë fat se nga gjithë këto tjegulla që kanë rënë në tokë nuk ka pasur vdekje të njerëzve apo lëndime të tyre dhe dëmet materiale janë e keqe më e vogël kur mund të kesh parasysh se çfarë dëme të tjerash mund të kesh”, tha ai.
Në anën tjetër, kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj tha se nga erërat që mbizotëruan në Kosovë qytetarët e kësaj komune kanë pësuar dëmtime të mëdha, por që sot janë më qetë.
Ai tha se ka pasur dëmime nëpër shtëpi private si dhe objekte shkollore. Po ashtu, deklaroi se është dëmtuar rrjeti elektrik si dhe janë shënuar disa dëme në buqjësi.
Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Istogut dhe Pejës, ku për shkak të gjendjes emergjente është ndërprerë edhe mësimi në disa shkolla.
Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti do vizitoj edhe këto dy komuna, për të parë dëmet e shkaktuara.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e shfrytëzoi këtë vizitë në Klinë për të thënë se synim i qeverisjes së tij nuk do jetë vetëm infrastruktura rrugore por edhe rrjeti elektrik dhe ujësjellësi, për t’i dhënë zgjidhje një problemi të kahmotshëm të klinasve për mungesën e ujit.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës