Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në një tubim në qytetin e Gjilanit.
Në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka publikuar një video nga ky tubim ndërsa ka thënë LVV-së i janë shtuar edhe 40 anëtarë të rinj në degën në Gjilan, përcjell Arbresh.info.
“Të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht dallimeve që mund të kemi. Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje demokratike e të drejtë, që promovon mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë qytetarët. Vendi ynë, si e përbashkëta jonë, na mban të lidhur e na motivon. Ashtu do të vazhdojmë e punojmë drejt një të ardhmeje më të mirë për secilin prej nesh”, ka shkruar Kurti.
“Integrimi përmes punësimit është forma më e mirë e integrimit të secilës kategori shoqërore. Këtë vit Qeveria jonë ka rritur pensionet për 20% edhe për kategoritë e personave paraplegjik dhe tetraplegjikë, ndërsa për herë të parë po iniciojmë ligjin për personat e shurdhër, aktualisht është duke u zhvilluar koncept dokumenti për ofrimin e shërbimeve. Lëvizja jonë është e të gjithëve, bashkë do të përparojmë edhe me 40 anëtarë të rinj, këtu nga Gjilani, si dëshmi që puna e vazhdueshme na bën më të fortë”, u shpreh Kurti./Arbresh.info
2024-ta kthesë historike për klubin Trepça- “Babën” e basket...
Hamza: Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetë...
Haradinaj thotë se Aeroporti i Gjakovës mund të shërbejë si ...
Llaskuc, hajna, rrenc” – Disa nga debatet më të ashpra mes d...
Apeli i GJKKO merr vendimin për Berishën, të paraqitet dy he...
Adis Selimi kandidon për deputet në Bundestagun gjerman, bab...