Google ADS

Kurti nga foltorja e Kuvendit sërish u bënë thirrje profesionistëve të huaj shëndetësor të kontribuojnë në Kosovë

12:28 | 7 Tetor 2022
E.H

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në seancën parlamentare të Kuvendit u ka bërë thirrje profesionistëve shëndetësor që të inkuadrohen në sistemin shëndetësor të Kosovës.

“Profesionistëve të huaj shëndetësor, sidomos atyre të cilët janë nga mërgata dhe gjithashtu nga trojet shqiptare, u bëjmë thirrje nga kjo foltore të inkuadrohen në sistemin tonë shëndetësor në mënyrë që ta rrisim edhe cilësinë edhe ti plotësojmë zbrazëtirat të cilat i kemi edhe kontributin e tyre i cili është më shumë spontan e sporadik ta bëjmë institucional”, ka thënë Kurti.

“Un jam i bindur që ndryshimi i sistemit të pagave, shkëmbimi i përvojave, trajnimi e edukimi i vazhdueshëm, puna kërkimore e shkencore edhe sistemi i ri e specializime që do të bëjnë, janë një paket e tillë e jona e cila nuk bënë kurrsesi ti përjashtoj, përkundrazi duhet ti ketë në fokus profesionistet e huaj shëndetësor, dhe ky udhëzim administrativ në presim të na sjell rezultate”, shprehet kryeministri në fund./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme