Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, ka mbajtur një konferencë për media në hapësirat e ambasadës së Kosovës në Çeki.
Ndër të tjera, Kurti ka folur edhe për Serbinë, transmeton rtk.
Sipas Kurtit, Serbia herë dëshiron të kthehet në vitin 2007 para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, e herë ne vitin 1999, para çlirimit të Kosovës.
“Ne jemi dy shtete fqinje që kanë nevojë t’i normalizojnë raportet dhe ky normalizim duhet të shkojë nëpërmjet njohjes reciproke dhe në kuadër të vlerave evropiane”, ka deklaruar Kurti.
“Ne dëshirojmë të ecim përpara drejt Bashkimit Evropian, ndërkohë që Beogradi insiston të kthehemi në të kaluarën – në vitin 2007 para shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe në vitin 1999 para çlirimit të Kosovës, por kthimi në të kaluarën nuk është i mundshëm, andaj ne duhet të ecim përpara”, u shpreh Kurti.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...