Kurti nga Britania: Siguria dhe mbështetja është themeli mbi të cilin vendi ynë vazhdon të rritet

09:50 | 13 Shkurt 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mbështetja dhe siguria e Kosovës për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka njoftuar se gjatë një diskutimi në panelin ku ka marrë pjese, u diskutua mbi Kosovën dhe gjeopolitikën evropiane, e cila u organizua nga Instituti i Politikave “Chatham House”.

“Siguria e Kosovës dhe mbështetja për të është themeli mbi të cilin vendi ynë mund të vazhdojë të rritet”. Falenderoj ChathamHouse dhe UCL që më më keni në një panel për të diskutuar mbi Kosovën, gjeopolitikën evropiane dhe më shumë”, ka shkruar ai.

Kryeministri Kurti të hënën ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar dhe gjatë qëndrimit të tij, atje ka pasur takime me zyrtarë të institucioneve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme