I shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitoi Administratën Tatimore të Kosovës, për të shprehur mbështetjen, përkrahjen dhe përkushtimin e Qeverisë për këtë institucion vital, ekonomik dhe financiar të Republikës sonë, transmeton arbresh.info.
Kryeministri u shpreh i lumtur me suksesin e arritur këtë vit, kur të hyrat tatimore janë rritur për një të tretën, pa e ndryshuar politikën fiskale.
“Dikush duhet të shikojë në historitë ekonomike të vendeve, që të gjejë një shembull të ngjashëm, ku krahasuar me vitin paraprak, të hyrat tatimore shtohen për një të tretën”, tha kryeministri, duke e vlerësuar këtë si sukses të pashembullt.
“Nëse e konsiderojmë që viti 2020 ishte një vit me të cilin s’krahasohesh dot, pasi që kishim pandeminë e paparë COVID 19, le ta krahasojmë me vitin 2019 dhe sërish të hyrat tatimore në vitin 2021, që është po ashtu vit i pandemisë COVID 19, janë për mbi një të pestën më të larta se sa dy vite më parë, në vitin 2019”, tha kryeministri.
Ai theksoi edhe domosdoshmërinë për më shumë ndjeshmëri dhe brengë për borxhet e papaguara ndaj shtetit, ndaj të përbashkëtës tonë.
Në këtë vizitë u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, në mënyrë që mbështetja e Qeverisë, në muajt e vitet në vijim, të jetë në përputhje me nevojat dhe kërkesat që i ka Administrata Tatimore e Kosovës. /arbresh.info
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës