Google ADS

Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kufitare me Maqedoninë e Veriut

12:33 | 18 Nëntor 2024
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, ka thënë se nga 1 janari i vitit 2025 do të lehtësohet edhe më shumë lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.

Kryeministri Kurti tha se nga 1 janari i vitit të ardhshëm në dy pikat kufitare, Bllack-Hani i Elezit dhe Jazhnic-Glloboqic do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët do të punojnë në një ndërtesë të përbashkët, e që sipas tij kjo do të shkurtojë edhe pritjet e gjata në kufi.

“1 janar 1 nëntor janë regjistruar 5 milionë kalime kufitare në të dy kahjet. Nga 1 janari 2025 në dy pikat kufitare Bllac dhe Han Elezit dhe Jazhincë-Glloboçicë do të zbatohet modeli hyrje-hyrje, ku zyrtarët tanë do të punojnë së bashku në një ndërtesë. Do të lehtësohet lëvizja e qytetarëve tanë. Mirëpresim përfundimin e autostradës nga Bllaca në Shkup, që do të lidhte rrjetin e autostradave me autostradën Arbën Xhaferi”, tha Kurti në mbledhjen mes dy qeverive që po mbahet në Prishtinë.

“Që nga takimi ynë i parë në vitin 2021, kemi bërë përparime, por është koha që të bëjmë edhe më shumë. Si fqinj që ndajmë një kufi sigurinë e kemi të ndërlidhur. Bashkëpunimi në çështjet e sigurisë është i rëndësishëm, krimi i organizuar nga aktorë të kqinj përbëjnë kërcënimet për neve, dhe këto sfida mund t’i adresojmë bashkë”, tha Kurti.

LEXO EDHE

Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Të ngjashme