Kurti nesër udhëton nga Franca në Bruksel, të hënën takohet me Vuçiqin

17:34 | 17 Korrik 2021
S D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë, për takimin e planifikuar për të hënën në Bruksel.

Lajmin për arbresh.info e kanë konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e paralajmëruar me z.Vuçiq”, thuhet në përgjigje.

Të hënën më 19 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Takimi do të nis në orën 14:00 të pasdites, ku delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas do të pasojë një takim trepalësh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme