Kurti nesër takon mërgatën në Oslo

20:52 | 7 Nëntor 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të takojnë mërgatën në Oslo, Norvegji.

Sipas njoftimit, takimi fillon në orën 20:00 në adresën Stortingsgata Konferanse, 20 Stortingsgata, 0161 Oslo, shkruan Arbresh.info.

“Ky takim është pjesë e një serie takimesh që Kryeministri po zhvillon me diasporën për të forcuar lidhjet dhe për të diskutuar rolin e rëndësishëm që ka diaspora për zhvillimet në Kosovë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme