Kurti nesër takohet me kryetarët e komunave të Kosovës dhe ministrat e linjës

10:30 | 1 Tetor 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nesër do të takohet me kryetarët e komunave të Kosovës dhe ministrat e linjës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përmes një komunikate për media, shkruan Arbresh.info.

Takimi pritet të filloj nga ora 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ju fton në takimin e radhës të përbashkët me Sh.T.Z. Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe Kryetarët e Komunave. Takimi do të mbahet ditën e Hënë, me datë 02.10.2023, duke filluar nga ora 10:00 tek Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38”, thuhet në njoftimin e MAPL-së./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme