Kryeministrin i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarët e komunave nesër do të mbajnë takim, me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal.
Të pranishëm do të jenë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit temat të cilat do të trajtohen janë: Strategjia Kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar, Ndërlidhja e qytetarëve me adresë zyrtare, Kontrata Kolektive dhe Të ndryshme.
Takimi do të mbahet nesër, gjatë orës 13:00./Arbresh.info/
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...