Kurti nesër në përkrahje të Shpejtim Bulliqit në hapjen e fushatës në Podujevë

23:28 | 2 Mars 2020
L G

Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë ditën e nesërme komunën e Podujevës. Kjo pasi do të shkojë të mbështesë kandidatin e VV’së Shpejtim Bulliqi, i cili po garon për të marrë drejtimin e kësaj komune.

Në hapje të fushatës zgjedhore, Bulliqi thotë se qytetarët janë të pakënaqur dhe duan ndryshime.

“Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e hapim fushatën tonë zgjedhore ku paraqesim programin tonë 18 mujor për këtë mandat, ku i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti Qytetarët kanë pakënaqësi të mëdha, komuna jonë ka nevojë për ndryshime të mëdha që e ndërrojnë rrënjësisht jetën e tyre”, shkroi Bulliqi në Facebook

Njoftimi i plotë i Mulliqit në Facebook:

Të dashur qytetarë, nga nesër do të fillojë fushata zgjedhore për komunën tonë, uroj që kjo fushatë zgjedhore të jetë e fokusuar në program, ku para qytetarëve ne kandidatët për kryetar komune të paraqesim orientimin tonë politik e programor. Nesër e marte, nga ora 18:00, Restaurant “Iliria de Luxe” ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e hapim fushatën tonë zgjedhore ku paraqesim programin tonë 18 mujor për këtë mandat, ku i pranishëm do të jetë dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Qytetarët kanë paknaqësi të mëdha, komuna jonë ka nevojë për ndryshime të mëdha që e ndërrojnë rrënjësisht jetën e tyre.

Sot zotohem para juve se si Kryetar Komune do të angazhohem me maksimumin e kapacitetit tim intelektual, politik e moral që bashkë me njerëzit më të dijshëm e të ndershëm të komunës tonë të punojmë shumë për shërbime më të mira për qytetarët: për arsim më cilësor, për shëndetësi funksionale, për ekonomi e bujqësi të zhvilluar, për sport e kulturë që zhvillon talentin e përmison kushtet.

Na priftë e mbara!

LDK dhe VV të cilat qeverisin në nivelin qendror do të garojnë kundër njëra-tjetrës në Podujevë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë mbahen më 15 mars pasi kryetari Agim Veliu la komunën për të udhëhequr me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme