Kurti nesër në ora 09:00 regjistrohet në Kuvend

23:54 | 31 Korrik 2017
M. A.

Deputeti më i votuar në Kosovë, Albin Kurti nesër do të regjistrohet në ora 09:00 si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kurti, i cili është kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, nuk është regjistruar ende si deputet pasi ndodhej jashtë vendit.

Përveç, Kurtit edhe dy deputetë tjerë të VV-së ende nuk janë regjistruar.

Kuvendi ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 116 deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme