Google ADS

Kurti nesër në Maqedoni të Veriut, pritet të takohet me homologun e tij

15:18 | 4 Gusht 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut ku do të takojë edhe homologun e tij maqedonas.

Lajmin për Arbrsh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Pëparim Kryeziu.

Tutje ai bën të ditur se në këtë takim do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.”, thuhet në përgjigjen e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme