Kurti nesër në Forumin për Diplomaci në Antali, tregon pse nuk ishte sot në darkën e shtruar nga Presidenti Erdogan

23:58 | 11 Mars 2022
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë vetëm në ditën e fundit të Forumit, të shtunën me datë 12 mars, ku do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temë “Përfaqësimi i Ndryshimit”.

Ai kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë dhe hapëse të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë, shkruan arbresh.info.

“Gjatë ditës së sotme ishte planifikuar që të merrte pjesë në hapjen e Forumit krahas krerëve të shteteve të ndryshme të botës, të realizonte disa takime bilaterale dhe të merrte pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes për ditën e parë ishte situata e krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike dhe nevojës për marrjen e masave nga qeveria.

Ndërkaq, sot në mëngjes ai bashkë me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock mori pjesë në inaugurimin e parkut të ri të erës në Selac dhe Bajgorë, të cilin Kryeministri Kurti e vlerësoi si investim strategjik./arbresh.info/

Të ngjashme