Kurti nesër merr pjesë në në lansimin e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve

22:28 | 11 Dhjetor 2024
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti merr pjesë në lansimin e Projektit të Forcimit të Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve, të organizuar në partneritet me Bankën Botërore.

Nga Zyra e Kryeministrit bëjnë të ditur se kjo ngjarje shënon fillimin e një iniciative transformuese, të financuar nga Banka Botërore, që ka për synim modernizimin e qeverisjes dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike përmes inovacionit digjital.

Ngjarja do të mbahet nga ora 09:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme