Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se derisa Serbia pretendon se Kosova është më pak se shtet, në fakt ajo është më shumë se shtet.
Në një intervistë për televizionin Top Channel, ai foli për të arriturat e tij gjatë dy viteve të fundit, sipas tij Kosova ka përparuar shumë nga ardhja e tij në pushtet, shkruan arbresh.info.
“Ajo që na bënë më së shumti krenar është progresi ekonomik dhe demokratik, gjatë këtyre dy viteve ia kemi shtuar buxhetit të Kosovës 760 milionë euro, ndërsa ekonomisë së Kosovës 2.1 miliardë euro. Rritja ekonomike që në vitin që lamë pas ishte katër për qind pasi që të hiqet inflacioni, të hyrat tatimore janë shtuar për 22 për qind pa e ndryshuar politikën fiskale. Kosova po bëhet një vend i orientuar nga eksporti dhe ato vitin që shkoj u rrit për 23 për qind”, tha ai.
Po ashtu ai përmendi edhe takimin me homologun e tij, Edi Rama, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Duke shtuar se qëllimi i këtij takimi ka qenë që të jenë të informuar drejtë rreth qeverisjes së tij dhe të njoftoi rreth dialogut të Kosovës dhe Serbisë për marrëveshjet që janë arritur deri tani.
“Qëllimi im ishte që në gjysmë të mandatit të vijë dhe të takohem me krerët e shtetit shqiptarë ashtu që ti njoftoi se ku ndodhet qeverisja jonë, por sidomos ti njoftoi për dialogun me Serbinë, për këtë marrëveshje që kemi arritur në Bruksel edhe në Ohër me 18 mars. Meqenëse ka moskuptime, keqkuptime, keqinterpretime dhe desha nga që nga dora e parë të njoftohen për ecurinë e procesit negociatorë dhe elementet përmbajtjesorë të kësaj marrëveshje e cila është një e arritur e madhe për normalizim të marrëdhënieve që nënkupton se marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon që të mos jetë normale pa çka se Kosova është vend normal dhe demokratik”, tha Kurti.
Ai ka shtuar se Kosova është në thelb të kombit shqiptar dhe çështjes shqiptare.
“Edhe historikisht dhe aktualisht Kosova është çështje thelbësore e çështjes kombëtare. Nëse Serbia po pretendon se jemi më pak se shtet, ne në fakt jemi më shumë se shtet sepse jemi në thelb të kombit tonë dhe të çështjes shqiptare dhe për këtë duhet koordinim i vazhdueshëm ndërmjet Prishtinës dhe Tiranës”, përfundoi ai./arbresh.info/
Kurti: E dorëzuam listën e fitores së madhe!
BE vendos sanksione të reja ndaj Rusisë
Shtatë shenjat e çuditshme që tregojnë se vuani nga migrena
Për herë të parë në historinë e Champions League, dy baballa...
Bekim Jashari: Besarta nuk do të jetë pjesë e asnjë liste el...
Vetëvendosja mohon raportimet se Besarta Jashari do jetë kan...