Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka numëruar sukseset dhe sfidat në tre vjetorin e qeverisjes së tij.
Kurti ka folur edhe rreth mundësisë së shkuarjes në zgjedhje të parakohshme.
Ai ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje.
“Sa u përket kërkesave të opozitës po e them edhe njëherë, nesër në ora 11:00 bëhen fiks tre vjet që kam marrë detyrën. Hyjmë në vitin e fundit. Sonte në orën 20:00 bëhen 3 vjet që na kanë votuar mua dhe ministrat e mi sepse të gjithëve ua kam lexuar emrat para se 67 deputetë të ngrenë dorën e të thonë për. Ne dëshirojmë të vazhdojmë të qeverisim. Por e kuptojmë se janë 12 muajt e fundit. Pas 12 muajve do të mund të jetë situata e një dimri që nuk e dimë çfarë është për zgjedhjet e ardhshme. Moti atëkohë s’ka qenë edhe i keq, por as edhe i mirë. Nëse dëshirojmë që zgjedhjet t’i mbajmë jo në dimër, mund të caktojmë data bashkë me opozitën. Por dorëheqje nuk mund të jap”, ka thënë ai./Arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?