Kosova ka bërë hapin e parë drejt krijimit të mundësive për prodhimin e municioneve në territorin e saj.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi të mërkurën se ka nënshkruar vendimin për të filluar ngritjen e industrisë ushtarake në vend.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti shpjegoi se ky vendim ka të bëjë me themelimin e një komisioni ndërministror, i cili do të merret me vlerësimin dhe nisjen e procedurave dhe negociatave për hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve dhe një laboratori për dizajnimin e fluturakeve pa pilot.
“Këtë ditë të rëndësishme për ushtrinë tonë po e shënojmë me një vendim të rëndësishëm që posa e nënshkrova dhe me një hap të domosdoshëm për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm të saj. Do të themelojmë komisionin ndërministror me qëllim të vlerësimit dhe nisjes së procedurave dhe negociatave lidhur me hapjen e fabrikës për prodhimin e municionit dhe për laborator mbi dizajnimin e fluturakeve pa pilot në Republikën e Kosovës”, tha Kurti./Arbresh.info
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...