Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar Nënën Terezë në 26 vjetorin e vdekjes së saj, duke thënë se kjo është dita kur bota kujton bamirësen shqiptare të vlerësuar botërisht.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se sot kur kujtohet jeta e saj e përkorë dhe veprat e saj të mëdha për më të varfëit e të varfërve, shkruan Arbresh.info.
“26 vite nga dita e sotme, më 5 shtator 1997, Nëna Terezë vdiq në Kalkutë të Indisë, mes motrave të shumta të Misionareve të Bamirësisë. Pak ditë më pas, në numrin e saj të datës 22 shtator 1997, revista amerikane “Time” e kishte botuar në ballinë një fotografi nga funerali i saj, të shoqëruar me titullin: “Bota e vajton të sajën Nënë Terezën”. Kjo revistë e njohur e kishte pasur Nënë Terezën në ballinën e saj edhe 22 vite më parë, në numrin e datës 29 dhjetor 1975, me titullin: “Shenjtorët e gjallë” dhe mbititullin “Lajmëtarët e dashurisë dhe shpresës”. Po kjo revistë e cila e kishte quajtur Nënë Terezën “shenjtore të gjallë” në të gjallë të saj, në numrin e datës 1 janar 2012, e kishte vendosur sërish në ballinë, me titullin: “Nëna Terezë: Jeta dhe veprat e shenjtores moderne”. Duket sikur revista “Time” e kishte parashikuar duke i paraprirë atë që do të ndodhte më 4 shtator 2016, kur Papa Françesku, e shenjtëroi Nënë Terezën, nën emrin Shën Tereza e Kalkutës. Nga atëherë, data e vdekjes së Nënë Terezës, 5 shtatori, është dita kur kujtohet jeta e saj e përkorë dhe veprat e saj të mëdha për më të varfërit e të varfërve. “, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, kryeministri Kurti shkroi se trashëgimia humantiare e ngriti me veprën dhe shembulin e saj, vazhdon të frymëzoj vepra bamirësie në tërë botën.
“Anjeze Gonxhe Bojaxhiu kishte lindur më 26 gusht 1910 në Shkup, nga prindërit Nikollë Bojaxhiu prej Prizrenit dhe Drane Barnaj prej Novosellës së Gjakovës. Më 1928 ajo shkoi në Irlandë ku iu bashkua institutit katolik Motrat e Loretos, kurse gjashtë muaj më pas udhëtoi në Indi, ku do ta përqendronte shumicën e veprimtarisë së saj dhe prej nga do të njihej si Tereza e Kalkutës. Më 1950 ajo e themeloi kongregacionin fetar Misionaret e Bamirësisë, që sot përbëhet nga mbi 4500 murgesha katolike në mbarë botën. Trashëgimia humanitare që Nëna Terezë e ngriti me veprën dhe shembullin e saj, vazhdon të frymëzoi vepra bamirësie në tërë botën.”, tha ai.
“Duke besuar në dashuri dhe shpresë!”, u shpreh Kurti/Arbresh.info
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...