Google ADS

Kurti në Zyrih nënshkruan marrëveshje mes VV-së dhe PSD-së zvicerane

20:22 | 19 Janar 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se në Zyrih të Zvicrës, ka nënshkruar një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate në Zvicër.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se kjo marrëveshje zoton thellimin e bashkëpunimin e tyre ndërpartiak, në fushat siç specifikon me interes të përbashkët.

”Sot në Cyrih me @cedricwwermuth ne nënshkruam një Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet @spschweiz & @LVetevendosje duke u zotuar të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërpartiak në fushat me interes të përbashkët, veçanërisht në zhvillimin socio-ekonomik, angazhimin e diasporës, arsimin dhe dialogun politik”, shkruan Kurti.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti, udhëtoi së fundit në Zvicër për në Davos si pjesë e Forumit Ekonomik, si përfaqësues qeveritar i Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme