Në takimin me kryemistrin Kurti në Konsullatën e Kosovës në Cyrih morën pjesë aktivistë politikë shqiptarë në Zvicër, politikanë të përfaqësuar në parlamentet dhe ekzekutivët e qyteteve dhe të kantoneve të Zvicrës, pastaj intelektualë, mjekë, afaristë etj.
“Ne, shqiptarët, jemi një komb i fuqishëm por që kemi ndërtuar shtete të dobëta”. Ky ishte njëri ndër konstatimet më të shpeshta që bëri në bashkëbisedim me pjesëtarë të mërgatës shqiptare në Cyrih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka shfrytëzuar nga rasti i pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik të Davosit, që të zhvillojë edhe disa takime me bashkatdhetarët në Zvicër. Takimi i radhës ishte ky që u mbajt të mërkurën, më 25 maj në ambientet e Konsullatës së Republikës së Kosovës, në Cyrih, raporton albinfo.ch.
Të pranishëm ishin shumë nga aktivistët e njohur politikës shqiptarë në Zvicër, sidomos ata që janë të përfaqësuar në parlamentet dhe ekzekutivët e qyteteve dhe të kantoneve të Zvicrës, pastaj intelektualë, mjekë, afaristë të suksesshëm etj.
Takimi u hap me mirëseardhjen e “nikoqirëve”, shefit të Konsullatës, z. Sami Kastrati dhe të ambasadorit, Sami Ukelli, të cilët i dhanë fjalën kryeministrit Kurti dhe bashkatdhetarëve të pranishëm.
Kryeministri, Albin Kurti u është drejtuar mërgimtarëve me konsideratën e tij të njohur, të madhe për punën dhe kontributin e tyre për të gjitha fazat e ngritjes së shtetit të Kosovës dhe për çështjen kombëtare në përgjithësi.
“Ndryshe nga vendet tjera, ne, shqiptarët, fillimisht kemi pasur `ambasadat` tona në vendet e botës e pastaj kemi ndërtuar shtetet tona. Këtu kam parasysh ekzistimin e shoqatës “Vatra” dhe gazetës “Dielli” në SHBA, si pararendëse të formimit të shtetit shqiptar në vitin 1912 dhe sigurisht, ekzistimin e një mërgate të fuqishme në vende si Zvicra, Gjermania etj., e cila ka meritat si “ambasadore” për çlirimin dhe ngritjen e shtetit të Kosovës, në fund të shekullit 20”, ka thënë ai.
Duke folur pastaj për funksionimin e shteteve përkatëse, Kurti ka bërë konstatimin dëshpërues se, “ndonëse jemi dëshmuar si komb i fuqishëm e vital, ne, shqiptarët, nuk po tregohemi të suksesshëm në ndërtimin e shtetit-shteteve tona”. Në lidhje me këtë konstatim, ai ka kërkuar ndihmën e mërgatës, e cila, veç parave, duhet të sjellë me vete edhe ekspertizën e fituar në perëndim, për të ngritur struktura të shëndosha të shtetit të Kosovës.
Në këtë vazhdë, ai u është përgjigjur edhe shqetësimeve të ngritura nga disa bashkëbisedues, për pengesat që u bëhen mërgimtarëve të cilët vendosin të kthehen për të kontribuuar në atdhe. Kurti, me këtë rast ka theksuar se janë evidente barrierat, pengesat që u vihen ekspertëve të cilët marrin vendimin për të punuar në institucionet kosovare. Madje ai ka theksuar se këto pengesa, për fat të keq, janë shumë të mëdha, pasi, sipas tij, me ndërrimin e qeverisë dhe përbërjes së parlamentit, mjerisht nuk ka ndryshuar struktura burokratike, klanore e klienteliste e shumë segmenteve të shtetit dhe të shoqërisë së Kosovës, shkruan albinfo.ch. Prandaj, ka shtuar ai, ardhja nga jashtë duhet të jetë më e madhe, në mënyrë që këto barriera të thyhen dhe të arrihet funksionimi i dëshiruar i institucioneve.
Habit, Guardiola: Kemi 13 futbollistë dhe jemi në situatë sh...
Nëse jo Kurti, kush duhet ta formojë Asociacionin?
Eksperti i kibernetikës jep disa dhëna për pajisen e përgjim...
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA
Nisterlooy flet për të ardhmen e tij tek Manchester United
Aksident i rëndë në Shqipëri, vetura godet për vdekjet 10-vj...