Stabiliteti institucional dhe qeverisja demokratike në Kosovë, u veçuan nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në diskutimin me temën “Kosova: Një rreze shprese për demokraci në Evropën Juglindore”, organizuar nga Instituti “Karl Renner” në Vjenë.
Kryeministri diskutoi për sfidat madhore për Kosovën, demokracinë në Evropën Juglindore dhe më gjerë, dhe se si mund të forcojnë demokracitë njëra-tjetrën.
“Jemi krenarë që kemi një kabinet qeveritar me ministra të arsimuar dhe qytetarë qëllim-mirë“, tha kryeministri. Ai theksoi diversitetin dhe solidaritetin e kabinetit, ku nga 15 ministri, pesë udhëhiqen nga gratë, ndërsa dy zëvendësministre janë gra.
Po ashtu, në qeveri ka përfaqësim te komuniteteve që jetojnë në Kosovë, me një zëvendëskryeministre boshnjake, një ministër serb, një ministër turk dhe një ministër nga komuniteti egjiptian në Kosovë.
Duke folur për zhvillimet e muajve të fundit, kryeministri Kurti theksoi përqendrimin e Qeverisë në punësim dhe drejtësi, dy nga prioritetet për të cilat është votuar nga populli.
Ai veçoi operacionet e ndërmarra nga organet e rendit në luftimin e korrupsionit dhe shkatërrimin e grupeve kriminale.
Kryeministri Kurti shprehu vullnetin e Qeverisë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale me shtetet që kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Duke kërkuar liberalizim të vizave për Kosovën, ai theksoi nevojën për mbështetje edhe për njohje të pavarësisë nga pesë vendet mosnjohëse.
Bazuar në stabilitetin institucional në Kosovë, ai tha se mund të rritet raporti ndërmjet eksportit dhe importit me Austrinë. Ndërsa, rritja e investimeve të huaja në muajt e fundit, shton optimizmin për të ardhmen.
Ky diskutim u mbajt në kuadër të vizitës zyrtare dy ditore që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po zhvillon në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
Gjatë kësaj vizite, krahas takimeve tjera zyrtare, kryeministri Kurti do të zhvillojë takim bilateral me Kancelarin e Austrisë, Alexander Schallenberg me të cilin do të diskutojë mbi marrëdhëniet në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë dhe mënyrat e fuqizimit të tyre nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?