Google ADS

Kurti në Vjenë për agresionin e 24 shtatorit: Jam i vendosur në mbrojtjen e sigurisë së vendit

22:38 | 12 Nëntor 2023
E.G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti  ndodhet në Vjenë ku mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tone, përcjell Arbresh.info

Gjatë fjalës së tij, Kurti përmendi edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku humbi jetën heroi, Afrim Bunjaku ku tha se sulmet e tilla janë kujtues të sfidave që po përballemi.

“Në cepin tonë të Evropës, në Ballkanin Perëndimor, ne jemi shumë të vetëdijshëm se si jehonat e konfliktit prekin jetën dhe aspiratat e njerëzve tanë. Aktet e fundit terroriste në vendin tonë, të cilat mizorisht i morën jetën një oficeri policie të përkushtuar, janë kujtues të ashpër të sfidave me të cilat përballemi. Këto nuk janë vetëm sulme ndaj Kosovës, por edhe ndaj idealeve që ne i mbajmë të dashura – bashkëjetesës paqësore, demokracisë liberale dhe shtetit të së drejtës si thelbi i shtetit tonë të begatë.

Ndër të tjera, ai u shpreh i vendosur në detyrën për të mbrojtur sigurinë e vendit.

“Si kryeministër i Kosovës, jam i vendosur në detyrën time për të mbrojtur sigurinë e vendit tonë, për të garantuar mirëqenien e çdo qytetari dhe për të krijuar një mjedis ku prosperiteti ekonomik mund të lulëzojë i papenguar nga frika dhe i disponueshëm për të gjithë.”, tha ai.

“Ne qëndrojmë të përkushtuar për rritjen e masave të sigurisë, jo vetëm brenda kufijve të Republikës sonë, por si një përkrahës aktiv i paqes dhe sigurisë rajonale.”, u shpreh Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme