Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, para të pranishmëve shpalosi një pjesë të historisë së Kosovës që Serbia tenton ta fshehë.
Kurti atje rrëfeu se si në një poligon qitjeje të policisë në periferi të Beogradit, në Batajanicë, jo larg “Sheshit të Republikës” së Beogradit, trupat e më shumë se 744 shqiptarëve u gjetën në një varr masiv, trupa këto që tha se u varrosën në Kosovë, pastaj u zhvarrosën dhe u transportuan në Serbi për rivarrim të fshehtë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës.
“Midis këtyre trupave ishin 46 anëtarë të familjes Berisha; 14 prej tyre nën 15 vjeç, mes tyre dy foshnje dhe një grua shtatzënë. Pranë varrit masiv është ndërtuar një kishë e re ortodokse serbe”, u shpreh Kurti.
Ai po ashtu shtoi se deri më sot, në Serbi janë gjetur pesë varre masive, në Batjanicë, Rudnicë, Kizhevak, Peruqac dhe Petrovo Selo me gjithsej 950 trupa, dhe se megjithatë, nuk ka një pllakë përkujtimore dhe as një shenjë të vetme që tregon se ka pasur një varr masiv në të gjitha këto vende.
Kryeministri deklaroi që pavarësisht gjithë këtyre krimeve, Serbia e luan viktimën dhe mohon gjithçka.
“Sot, autori që kreu gjenocid vetëm pak më shumë se dy dekada më parë vepron si viktimë dhe mohon krimet. Mohim i plotë. Por ne nuk harrojmë”, u shpreh Kurti./arbresh.info/
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...