Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka merr pjesë në lansimin e projektit “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambolli”.
Këshilli i Evropës ka hartuar Konventën e Stambollit që parasheh parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave e cila në Kosovë është duke punuar që nga viti 2016, përcjell Arbresh.info.
Në fjalën e tij të rastit, Kurti theksoi se qeveria e tij ka marr hapa konkret që në Kosovë të mbizotëroj barazia mes grave dhe burrave.
Ai shtoi se në Qendrat për Punë Sociale në Kosovë ofrojnë 70 shërbime për qytetarët që sipas tij kanë munguar në të kaluarën.
“Ndonëse janë 38 qendra për punë sociale anë e mbanë Kosovës, në të gjitha komunat e saj dhe ato ofrojnë më shumë se 70 shërbime për qytetarët, në të kaluarën nuk u është dhënë atyre vëmendja e duhur. Për këtë grupi punues tashmë po bënë një analizë të detajuar të gjendjes në këto qendra në raport me përgjegjësit, sfidat por edhe kapacitetet njerëzore dhe profesionale. Duhet të adresohet nevojat e grave me gjithë shumëllojshmërinë e situatave të tyre në shoqëri. Andaj, me qëllim të pavarësimit dhe fuqizimit ekonomik të grave në këto dy vite të qeverisjes kemi marr hapa konkret për një Kosovë sa më barazimtare mes grave dhe burrave”, u shpreh Kurti.
Mes tjerash, Kurti tha se kanë ndihmuar gra e vajza në arsim, në punësimin e tyre si dhe në zgjërimin e bizneseve.
Në vitin 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike, mbi 3 mijë fëmijë marrin mjete çdo muaj dhe dalin në llogari të nënës, si dhe për të marr shtesat 98 mijë 241 gra që për herë të parë kanë hapur llogari bankare në vendin tonë. Përmes masës Qeveria për Familjen janë punësuar 603 gra. Përmes platformës “Super Puna” janë punësuar 1401 vajza. Kemi mbështetur 44 biznese të grave pronare në zgjerimin e bizneseve të tyre. Kemi mbështetur 45 nëna vetushqyese 468 gra që mbështesin nga skema sociale kanë përfituar stufa individuale me biomasë. 4375 çifte kanë regjistruar pronën në emër të dy bashkëshortëve. Për të ndihmuar arsimimin e vajzave Kemi ndarë bursa për 1382 gra”, ka deklaruar Kurti./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt